Edicioni i ri i Superligës vjen me një risi interesante

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se është në fazën e fundit të implementimit të sistemit modern “My FFK”, një platformë gjithëpërfshirëse që digjitalizon të gjitha aspektet e organizimit të futbollit në vend.
Sipas FFK-së, aktualisht, në të 7 regjionet e Kosovës, kjo federate po zhvillon trajnime për të gjitha palët e përfshira: klubet, shkollat e futbollit, zyrtarët e ndeshjeve, referët dhe administratorët.
Qëllimi është që secili prej tyre të jetë i përgatitur për përdorimin efikas të sistemit në kohë reale, duke garantuar saktësi, transparencë dhe menaxhim profesional të të dhënave.
Edicioni garues 2025/26 do të nisë tërësisht i dixhitalizuar, me të gjitha të dhënat e ndeshjeve të regjistruara drejtpërdrejt nga fushat e futbollit, në kohë reale./kp