​Edon Zhegrova nominohet për lojtarin e vitit në Francë

Paraqitjet mbresëlënëse të yllit të Kosovës, Edon Zhegrova po fillojnë të shpërblehen në Francë.

Zhegrova po kalon një sezon fantastik në kampionatin francez me Lille, ku janë shumë afër sigurimit të futbollit në gara evropiane për sezonin e ardhshëm, respektivisht për në Ligën e Kampionëve.

Lille qëndron në pozitën e katërt në Ligue 1 me 55 pikë, katër sosh më shumë se Nice në vendin e pestë. Zhegrova ka arritur të bëjë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Lille, duke regjistruar 11 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

Këto statistika dhe paraqitjet e tij tani po shpërblehen, pasi që Edon Zhegrova është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Francë.

Ylli i Kosovës është në garë me Kylian Mbappen e Ousmane Dembelen e PSG-së, Aubameyang të Marseille e Lees-Melou të Brest.

 

Back to top button