Eeurodeputeti gjerman me kritika për Lajçakun: Ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka kritikuar ashpër qasjen e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi.

”Duke parë aktivitetet tuaja që kur e keni marrë funksionin tuaj, ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Apo e ndjeni besimin e serbëve dhe kosovarëve?”, ka pyetur ai.

Gahler i ka përmendur veprimet destruktive të Serbisë dhe koordinimin e politikës së saj të jashtme me Rusinë, duke theksuar se këto dihen.

Back to top button