Efekti Vula, Ledri e bën aktoren turke të dashurohet në rep

Edhe pse dritat e festivalit “Sunny Hill” janë fikur tashmë, jehona e netëve të tij vazhdon të kumbojë në rrjetet sociale.
Mes mijëra vizitorëve që përjetuan magjinë e festivalit ishte edhe Muge Boz, aktorja dhe influencerja turke, e cila nuk u largua nga Prishtina pa marrë me vete një kujtim të veçantë , zërin dhe energjinë e Ledri Vulës, shkruan portali rtv21.tv
Në një postim në Instagram, ajo rrëfen përvojën e saj si të ishte një përrallë urbane me nota ritmike që i tronditën shpirtin artistik.
Boz nuk është adhuruese e repit, apo të paktën, nuk ishte. Por, siç duket, Ledri Vula, me karizmën e tij skenike dhe tekstet që flasin gjuhën e zemrës, ia theu paragjykimet me një beat.
“Ledri Vula më ra në sy. U tha se është reperi më i mirë i Kosovës. Edhe pse nuk e dua repin, mu pëlqeu muzika e tij, andaj po e shkruaj këtë si një sugjerim për ju,” u shpreh ajo. Dhe nuk mbeti pa përgjigje.
Ledri, iu kthye me një falënderim: “Faleminderit, shihemi vitin e ardhshëm.”./21Media
View this post on Instagram