Egjipti ankohet për sulmet ndaj Mohamed Salah

Mohamed Salah humbi një penallti vendimtare gjatë ndeshjes play-off të Kupës së Botës të Egjiptit me Senegalin, pasi lazerët e shumtë iu hodhën në sy.
Federata e Futbollit egjiptian ka thënë gjithashtu se sulmuesi i Liverpool dhe shokët e tij ishin subjekt i abuzimeve raciste nga tifozët e Senegalit, transmeton rtv21.tv.
Kombëtarja e Egjiptit është ankuar se autobusi i skuadrës ishte sulmuar dhe se kishte pasur fyerje në baza racore drejt Mohamed Salah gjatë humbjes kaotike në kualifikimet drejt Botërorit “Katar 2022” kundër Senegalit.
“Kjo gjë është e dokumentuar me foto dhe video të cilat janë të bashkangjitura në ankesë”, shkruante më tej në komunikatën zyrtare të Egjiptit./21Media

Back to top button