Egli paralajmëron “Baby”, do të jetë bashkëpunim me këtë artist…

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një paraqitje të veçantë nga prezantimi i projektit të saj më të ri muzikor.
Këngëtarja ka publikuar një set fotografik me frymë “cowgirl”, ku shfaqet me një veshje karakteristike të stilit western: çizme të gjata, xhinse të shkurta, kapelë kauboji dhe aksesorë të spikatur që theksojnë një imazh të guximshëm dhe plot vetëbesim.
Përmes një postimi në Instagram, Egli ka zbuluar se kënga më e re është një bashkëpunim me artistin Sergio.
Ky projekt do të publikohet më sot, në orën 18:00, dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve së saj. /21Media

