EHF-ja shkruan për barazimin e Kosovës, ”Kosova ishte afër të fitonte”

Barazimi i Kosovës me Holandën është vlerësuar prej befasive të mëdha të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2026 të zhvilluara të dielën.


Vetëm fitorja e Lituanisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe e Italisë ndaj Serbisë janë vlerësuar rezultate më shokuese.


“Kosova ishte afër të fitonte ndaj Holandës, fitorja më e madhe në histori e saj, por në fund barazoi 33:33”, shkruan faqja zyrtare e Federatës Evropiane të Hendbollit..

Tutje EHF-ja shkruan se, “në një moment në pjesën e dytë, Kosova kishte katër gola epërsi, 24:20. Valon Dedaj e Drenit Tahirukaj së bashku shënuan 15 gola. Holanda u kthye dhe Rutger ten Velde shënoi 12 gola për të parë ekipin pa Luc Steins të marr një barazim 33:33”.

Back to top button