Eintracht Frankfurt dhe Rangers kalojnë në finalen e Ligës së Evropës

Eintracht Frankfurt dhe Rangers kanë fituar në ndeshjet e sotme dhe kalojnë në finalen e Ligës së Evropës.
Eitracht Frankfurt ka arritur të mposht edhe në ndeshjen e dytë West Hamin.
Rangers kanë arritur ta mposhtin RB Leipzigun me rezultat 3-1, për ta shkrirë fitoren e gjermanëve në ndeshjen e parë.
Skocezët e nisën furishëm ndeshjen duke arritur të shënojnë që në minutën e 19-të kur James Tavarnier shënoi për 1-0.
Në minutën e 24-të erdhi edhe goli i dytë kur Flen Kamara shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë RB Leipzig shënoi për 2-1 me sulmuesin në formë Christpoher Nkuku.
Finalja e Ligës së Evropës mes Rangers dhe Eitracht Frankfurt zhvillohet në Sevilla me 18 maj.

Back to top button