Ejupi kërkon përgjegjësi nga ZRrE-ja: Le të thotë kam dështuar në menaxhim

(Lajm i përditësuar)


Ejupi kërkon përgjegjësi nga ZRrE-ja: Le të thotë kam dështuar në menaxhim

Burim Ejupi nga INDEP, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar deklaratat ku thuhet se Kosova ka çmimin e energjisë elektrike më të lirë në rajon.

Sipas tij, kjo është një hile. Ai apeloi që Kosova duhet të ketë institucione të pavarura.

“Edhe ZRrE-ja pa kurrfarë nevoje na tregon se çmimi në Kosovë është më i lirë… Pse nuk e ka monitoruar? ZRrE-ja, e cila ka 1/3 e stafit të pambushur. Nëse ti si institucion nuk ke mundur ta plotësosh, nuk po na intereson neve, vetëm le të marrë përgjegjësi për fajin e vet. Le të thotë: unë po e rris rrymën sepse kam dështuar në menaxhim, ose ka dështuar KEK-u”, tha ai.


Ejupi pas vendimit të ZRrE-së: Elektroserver mund të hyjë në tregun e Kosovës

Burim Ejupi nga INDEP, në emisionin “Click” në RTV21, komentoi vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ai kujtoi se fillimisht çmimi i energjisë elektrike ka qenë në plan të rritet nga 25% deri në 30% për qytetarët.

Sipas  Ejupit, meqenëse ishte fushata zgjedhore, kjo çështje u hesht dhe më pas u mor vendimi për rritje prej 16%, si dhe për hapjen e tregut të lirë për bizneset.

“Cila ka qenë zgjidhja, e cila është e dëmshme për biznesin, por është blerë një paqe sociale”, tha ai.

Ejupi përmendi rrezikun që operatori serb Elektroserver të operojë në Kosovë.

“Elektroserveri nuk ia ka shtrenjtuar rrymën konsumatorëve të vet. Ai mundet t’ua ofrojë energjinë edhe konsumatorëve brenda vendit, duke marrë licencën për gjithë Kosovën dhe në një farë mënyre duke hyrë në tregun e Kosovës”, tha ai./21Media

Back to top button