Ekipi i Kosovës mbërrin në Oran të Algjerisë
Lojërat Mesdhetare 2022
Në Oran të Algjerisë në fund të kësaj jave do të nisë edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare që do të zgjasin deri me 6 Korrik. Në këtë ngjarje të madhe sportive do të marrë pjesë edhe Kosova, e cila përfaqësohet me 39 sportistë që do të garojnë në disiplina të ndryshme. Pas prezantimit të ekipit që do të na përfaqësojë në këto Lojëra, tashmë ekspedita e Kosovës ka nisur rrugëtimin drejtë Algjerisë. Grupi i parë tashmë ka arritur në Algjeri dhe pjesë e këtij grupi janë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit, atyre i’ u bashku edhe ekipi i mundjes, kurse ekipet e sporteve tjera do të bashkangjitën ndërkohë./21Media