Ekipi i produksionit amerikan vjen në Kosovë, fillojnë xhirimet e filmit “Boxing Kid”

Të dielën kanë filluar xhirimet e filmit të ri “Boxing Kid” në Kosovë, nën regjinë e Luis Mandylor. Ky film, që ka për bazë historinë e adoleshentëve dhe është i frymëzuar nga “Karate Kid” dhe “Rocky”, po xhirohet në 27 vende të ndryshme, përfshirë edhe Neë York-un. Ai ka mbledhur aktorë nga e gjithë bota.
Regjisori Luis Mandylor, i cili ka punuar në projekte të njohura ndërkombëtare, tregon pse e ka zgjedhur Kosovën si një nga lokacionet kryesore për xhirimet e këtij filmi.
“Xhirimet po shkojnë shumë mirë, më mirë sesa që e kemi menduar. Dita e parë e xhirimit, po punojmë për një film fantastik, dhe siç po e shohim po ia dalim, po e bëjmë realitet. Krijimi i filmave është diçka komplekse, e nderlikuar, por kjo është ajo që unë bëj. Asnjëher nuk e di me çfar materiali do të përfundosh, por si dita e parë e xhirimeve, jam i impresionuar edhe nga aktorët lokal, nga ekipi, nga pritja. Jam i lumtur që jam këtu, duke bërë atë që dua më së shumti. Kam qenë në Kosovë disa herë, nuk është hera ime e parë, dhe sa her që vi kënaqem pa masë. Pretendoj të bëj më shumë filma në vendin tuaj, që është një vend i përshtatshëm për kinematografinë hollivudiane, besoj se mund të ndërtojmë diçka këtu. Kosova ka ekipe profesionale për të krijuar filma të bukur që është esenciale për ne”, ka thënë Mandylor për rtv21.
Aktorja dhe muzicientja e njohur italiane, Maria Elena Infantino, e cila është pjesë e këtij produksioni, është mrekulluar me Kosovën dhe ekipin profesional me të cilin po punon.
“Është hera e parë për mua në Kosovë dhe ky vend është fantastik. Moti është në anën tonë për ndriçim fantastik. Kosova ka një ekip profesioanl 100 % të fokusuar, me energji pozitive që më jep një ndjenjë fantastike për të punuar. Kam arritur të shoh vetëm pak fragmentete bukurisë së vendit tuaj, por ju sigurojë se do të vijë sërish. Kam kaluar vetëm 24 orë në këtë vend dhe besoni se po kënaqem. Sa i përket filmit po shkon drejt një rruge të përkryer, dhe gjithësecili po reflekton pozitivitet dhe shumë profesionalizëm”, tha ajo për rtv21.
Aktorja, Ifigenia Zolla, gjithashtu pjesë e ekipit të këtij filmi, shfaqi mendimet personale mbi rëndësinë e këtij projekti.
“Jam shumë e emocionuar, është një projekt shum gjigand, është një nder për mua të jem pjesë e këti filmi. Boxing Kid, do të jetë një projekt ndërkombëtar, dhe ka shumë aktor nga e gjithë bota, mezi po pres të jap maksimumin tim. Të them të vërtetën nuk jam mësuar të jetë kaq ftohtë, por kjo nuk na ndalon të xhirojmë, edhe pse s’kam kaluar shumë kohë në Kosovë ka pak orë që kam ardhur, ky vend po më pëlqen, dhe çdo person që kam takuar deri tani është super miqësor. Dhe do të doja të kaloja më shumë kohë për ta eksploruar Kosovën”, tha Zolla.
Aktorët shqiptarë janë gjithashtu të pranishëm në këtë film. Kamber Mici, nga Shqipëria, foli për përvojën e tij në këtë produksion ndërkombëtar dhe rëndësinë që ka ky film për brezat e rinj.
Sipas ekipit të produksionit, ky film ka për qëllim të mbështesë dhe inkurajojë të rinjtë në Kosovë, duke ofruar mundësi për zhvillim dhe ekspozim në industrinë ndërkombëtare të filmit. Regjisori Mandylor dhe ekipi i tij janë të përkushtuar të sjellin një mesazh të fortë për rëndësinë e besimit dhe punës së palodhur për të arritur suksesin./RTV21/21Media