Ekipi i studentëve të UP-së në top-3shen më të mirë në botë, Osmani: Sukses historik, lanë prapa Harvardin e Oxfordin

Ekipi i studentëve të fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë arritur në to-3shen më të mirë në botë në garë me 400 universitete, duke lënë prapa kështu universitetet pristigjioze botërore.

Këtë e ka quajtur sukses historik Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

Krenare sa më ska! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button