Ekipi i Macron denoncon rrjedhjen masive të dokumenteve të brendshme

Ekipi i fushatës së kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron dënoi sot një aksion masiv piraterie dhe të koordinuar

Kjo erdhi pas publikimit në rrjetet sociale të informacioneve të brendshme, si email-e dhe dokumente kontabël, duke parë këtu një operacion për destabilizim disa orë nga turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze përballë kandidates së eksremit të djathtë, Marine Le Pen.

“Dosjet që qarkullojnë janë marrë disa javë më parë në sajë të hakerimit të emaileve personale dhe profesionale të disa zyrtarëve të lëvizjes”, thekson në komunikatën e ekipit të Macron, duke shtuar se këto dokumente janë të gjitha ligjore.

“Ky operacion, që ndodh në orët e fundit të fushatës zyrtare, zbulon në mënyrë manifestuese destabilizimin demokratik, ashtu si u pa në SHBA gjatë fundit të fushatës presidenciale”, theksohet në komunikatë.

Back to top button