Ekipi olimpik i xhudos synon medalje botërore

Në Kampionatin Botëror të xhudos në Doha të Katarit pjesëmarrës do të jetë edhe ekipi olimpik i xhudos i Kosovës.

Ky Botëror do të mbahet nga data 7 deri më 14 maj, ndërsa shtatë xhudistë nga Kosova do të synojnë të fitojnë medalje në garën kryesore të vitit, dhe pikë të reja olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ekipi kosovar përbëhet nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi e cila në bagazhin e saj ka edhe dy medalje të bronzta të botës, kampionia olimpike Nora Gjakova, medaliste e bronztë e botës, Loriana Kuka, e cila po ashtu është medaliste e bronztë e botës, dhe Akil Gjakova, Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq.

Ndërkaq, ekipin do ta udhëheqin trajneri Driton Kuka dhe asistentja e tij, Majlinda Kelmendi, e cila si garuese është dy herë kampione e botës dhe një herë medaliste e bronztë.

Të hënën do të garojnë Distria Krasniqi e Erza Muminoviq në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, të martën Nora Gjakova e Flaka Loxha (kategoria deri në 57 kilogramë) dhe Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë), të mërkurën garon Laura Fazliu (kategoria deri në 57 kilogramë), ndërsa të premten Loriana Kuka (kategoria deri në 78 kilogramë).

Back to top button