Ekonomia e Filipineve me rritjet më të mëdha në rajon
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që Filipinet të kenë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në 2 vitet e ardhshme
Një reprezentues i IMF për Filipinet Shanaka Jayanath Peiris dërgoi informacione ku Filipinet pritet që të kenë rritje të GDP-së (Rritja e Prodhimit të Brendshëm) 6.8% gjatë vitit 2017 dhe 6.9% gjatë vitit 2018.
Kjo është më shumë se rritja e Kinës 6.6, e Vietnamit 6.5, e Indonezisë 5.1, e Malejzisë 4.5, e Tajlandës 3, e Singaporit 2.2 dhe e Taivanit 1.7, shkruan rtv21.tv.
Menaxherët e ekonomisë për administrimin e presidentit Duterte kanë parashikuar rritje ekonomike prej 6.5 deri në 7.5% për këtë vit.
Edhe vitin e kaluar ekonomia e Filipineve kishte rritjen më të madhe në rajon, duke u ngritur nga 5.9% në vitin 2015 në 6.9% në vitin 2016./21Media