Ekskluzive, Hoti i përgjigjet Haradinajt: Në Bruksel po flasim për njohje

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga izolimi ekskluzivisht për RTV21 iu është përgjigjur kritikave të partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt.

Hoti ka siguruar Haradinajn se dialogu me Serbinë po bëhet për marrëveshje përfundimtare dhe për njohje reciproke.

“Dialogu ka filluar pas dakordimit të përbashkët për qasjen tonë në këtë proces, si dhe në dakordim me partneret ndërkombëtare nga BE dhe SHBA, duke filluar nga premtimet e dhëna nga partnerët tanë në Samitin e Parisit. Unë jam duke u munduar maksimalisht të mbaj të informuar të gjithë partnerët e koalicionit, si dhe opozitën. Çdo informate për dialog qe e kam unë, e kane edhe partnerët e koalicionit. Por, Kosova nuk mund të mbetet e izoluar. Politika jonë e jashtme, dialogu me Serbinë dhe tema të tjera të rëndësishme, jemi duke i koordinuar me partneret tanë nga BE dhe SHBA.”, ka thënë Hoti për RTV21.

Ramush Haradinaj mbrëmë në një intervistë në RTV21 ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka zbritur në nivelin teknik.

“Kryeministri duhet ta bëjë një hap prapa me ju tregu të gjithëve se është i gatshëm të ulet për njohje reciproke dhe jo për një listë të temave, nëse Serbia për njohje reciproke kërkon me u diskutu tema të caktume në rregull por me shku me u kthy në tema pas marrëvshjes së 2013-tës  është krejtësisht gabim.”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button