Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekskluzive në RTV21, Dilan Tatlises i thotë të gjitha në In&Out

Vajza e këngëtarit të njohur turk, Ibrahim Tatlises, Dilan, do të performojë në Kosovë.
Koncerti i saj do të mbahet më 15 tetor në Prishtinë.
Përmes një postimi në Instagram, Dilan tha se është shumë e emocionuar sepse ky është koncerti i parë i saj pas dasmës.

Dilan Tatlises u martua me Levend, me të cilin është së bashku qe 8 vjet.
Mediat turke e pyetën artisten se ku do ta kalojë muajin e mjaltit, përgjigja e Dilan ishte kjo: “Ne kemi një koncert në Kosovë, në fundjavë. Do të shkojmë fillimisht atje pastaj nuk e kemi përcaktuar ende rrugën, por do të shkojmë ku të mundemi”.
Pas koncertit, këngëtarja turke do të jap një intervistë ekskluzive për emisionin In&Out të RTV21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button