Ekskluzive: Soni Malaj vjen në bashkëpunim me dy super-artistë

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.

Ajo po vjen me një projekt të ri muzikor. Përmes një fotografie të postuar në Instagram para pak ditësh, këngëtarja ka treguar se projekti do të publikohet shumë shpejt.

Sipas këngëtares, videoklipi i ri muzikor është realizuar nga “Full moon Production”.

Por, ekskluzive për emisionin “In and out” në RTV21 Soni Malaj ka bërë të ditur që kënga do të vijë në bashkëpinim me dy super-artistë si Fatmire Berçani dhe Gëzim Nika.

Ky projekt pritet të vijë këtë javë.

Granit Miftari në emisionin e Showbizzit “In & Out” do ta ketë së shpejti këngëtaren Soni Malaj ku do të zbulojë shumë detaje të tjera./21Media

Back to top button