Ekspertët u bëjnë thirrje pronarëve të maceve që të mos i nxjerrin kafshët e tyre për shëtitje me parzmore moderne

Një organizatë bamirëse për macet ka paralajmëruar pronarët që të mos përdorin parzmore në macet e tyre – nga shqetësimi se kjo u shkakton frikë dhe stres.
Së fundmi, shumë përdorues të TikTok-ut kanë postuar video duke i nxjerrë macet e tyre për shëtitje, teksa ato mbajnë parzmore dhe litar.
Ky trend po bëhet gjithnjë e më i përhapur pasi pronarët kanë frikë se macja mund të dëmtohet nëse e lënë të endet lirshëm.
Megjithatë, sipas Cats Protection, pajisjet e tilla pengojnë reagimin natyral të instinktit “lufto ose ik”, duke i bërë macet të ndihen të bllokuara.