Eksportet bujqësore u rritën me 110 milionë euro

Në vitin 2018, këto kanë qenë produktet më të eksportuara

Vlera e produkteve bujqësore të eksportuara ka shënuar një trend rritës në 6 vjetët e fundit. Nga 50 milionë euro në vitin 2013, kjo shifër sot është mbi dyfishuar, duke arritur në mbi 110 milionë euro në vitin 2018.

Të njëjtin trend rritës e vërejmë edhe në 15 produktet me vlerë të shtuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2018 ndër produktet më të eksportuara kanë qenë domatet, bimët medicinale dhe trangujt. Faktor në rritjen e eksporteve ishte edhe mbështetja që qeveria iu ka dhënë fermerëve nëpërmjet skemave të mbështetjes kombëtare.

Vlera e mbështetjes përmes skemave kombëtare është dyfishuar, nga 6.6 milionë euro që ishte në vitin 2013, është rritur në 13.3 milionë euro në vitin 2018. Mesatarisht çdo subjekt ka përfituar rreth 3500 euro nga mbështetja e skemës kombëtare.

Masat e mbështetjes kanë qemë kryesisht në drejtim të mbjelljeve të reja dhe rritjes së sipërfaqeve me prodhimeve bujqësore, investime në sera, ujitje dhe ferma organike./kp

Back to top button