Ekspozita me skandal për masakrat nuk bie në sy te Nagavcit dhe Haxhiut

Komuna e Prishtinës sot i ka larguar nga sheshi kryesor disa tabela me përmbajtje që është thënë se kanë pasur pasaktësi lidhur me masakrat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 1998 -’99.
Kjo ekspozitë ishte vizituar ditë më parë nga kryetarja Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, të cilat i kanë lexuar një nga një shkrimet në ekspozitën e diskutueshme për masakrat në Kosovë, pa e vërejtur asnjë gabim, pavarësisht se përmbajtja ka shkaktuar shumë reagime për deformimin e historisë.
Në ditën e vizitës, më 24 mars, Haxhiu dhe kishte reaguar në rrjetin e social, Facebook, duke shkruar se çdo panel nga kjo ekspozitë rrëfen krime të rënda ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.