Ekspozitë masive nënujore në Ayia Napa të Qipros
Skulptori anglez Jason deCaires Taylor tashmë është veçuar për disa ekspozita nënujore me skulptura, si në Kanë të Francës, në Meksikë, Granda, Bahame, Lanzarote, e disa vende të tjera. Ai kësaj radhe krijoi edhe një ekspozitë të tillë, po ashtu të veçantë, në ujin e bregdetit Ayia Napa të Qipros.
Ekspozita u pagëzua “Muzeu i skulpturave nënujore në Ayia Napa”, dhe ajo përfshinë 93 skulptura. Ato u vendosën në shtratin e detit në thellësi prej 10 metrash.
Sulpturat pasqyrojnë lidhjen në mes njeriut dhe natyrës. Në mesin e tyre përfshihen skulptura të ndryshme, si e një fëmije me kamerë, fëmijëve duke luajtur në mes lisash, e shumë të tjera.
Artisti Taylor në një deklaratë për këtë ekspozitë ka thënë se skulpturat i ka disajnuar dhe punuar nga materialet të cilat tërheqin vëmendje për jetën detare, dhe se ato janë të vendosura në thellësi të ndryshme. Sipas tij, ato janë të punuara nga materiale të clat nuk dëmtojnë ambientin nën ujë.
Ky është projekti i dytë që Taylor e realizoi në Mesdhe. Ai në mars të 2021-tës prezantoi një seri skulpturash të mëdha, në brigjet e Kanës.
Muzeun e parë nënujor e hapi në ishullin karibian, në Grenada, në vitin 2006. Ai përfshinë 75 skulptura të cilat mbulojnë një sipërfaqe prej 800 metrash katror.
Në vitin 2018, artisti Taylor pati polemika për shkak të një galerie që hapi në Maldives Sirru Fen Fushi. Policia hoqi disa nga to pasi që ish presidenti Abdulla Yameen urdhëroi që skulpturat të shkatërroheshin.
Islami, që është religjioni zyrtar në Maldive, ndalon prezantimin e idhujve. Skulpturat nuk kishin domethënie të tilla, megjthatë vendosja e tyre në ekspzitë nxiti polemika.
Kjo galeri ekziston akoma, por tani ka skulptura të reja, më shumë se 500 yje deti nga qeramika. Ata u disajnuan që të tërheqin lloje peshqish./21Media