Ekspozitë me fotografi të aseteve të trashëgimisë kulturore
Në ambientet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve sot u organizua ekspozita me fotografi të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme në Republikën e Kosovës.
Në hapje morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kulturë, deputeti Ardian Gola, kryetarja e Këshillit Zanita Halimi, drejtues të institucioneve të trashëgimisë kulturore.
Fotografitë e ekspozitës janë realizuar kryesisht nga fotografi Arben Llapashtica, i cili mori mirënjohje për punën që po bënë në promovim të trashëgimisë.
Ekspozita u realizua në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve./21Media

