Daçiq pret ekstradimin e Ramadanit, por jo edhe të Radojçiqit në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq sot në takimin e tij me homologun maqedonas Pançe Toshkovski në pikën kufitare në “Tabanoc” u pyet nëse trupi i pajetë i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë. Daçiq tha se për këtë nuk vendos MPB-ja dhe se nuk e di procedurën.
Ditë më parë ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani u arrestua në Maqedoninë e Veriut sipas fletarrestit nga Serbia, dhe tani po mbahet në paraburgim në Shkup. Por a pritet që ai të ekstradohet në Serbi?
Daciq pret që Ramadani të ekstradohet, por në pyetjen se a do të ekstradohet Millan Radojçiq në republikën e Kosovës, tha se një gjë e tillë është e pamundur.
Unë nuk e di nëse ju e kuptoni që Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo është absolutisht e pamundur. Ne nuk kemi bashkëpunim të drejtpërdrejt. Ata janë institucione të përkohshme, në përputhje me vendimet e OKB-së, ne gjithçka që punojmë, punojmë me EULEX-in, në këtë mënyrë kemi marrë dhe kemi kërkuar informacione në lidhje me të gjitha ata procese, kështu që kjo pyetje…sepse asnjë ekstradim brenda Serbisë nuk është i mundur, ndërsa Serbia në përbërjen e saj ka edhe Kosovën, kështu thonë në OKB. Me kë negocioni, me EULEX-in apo me Republikën e Kosovës? Me EULEX-in”, tha mes tjerash Daçiq./tv21.tv