Ekstradohet një person, i dyshuar për vrasjen e rëndë në Kaçanik

Është ekstraduar nga Gjermania, L.T., i dyshuar për vrasjen e 10 majit të vitit të shkuar në Kaçanik, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ai është arrestuar disa ditë më parë në Gjermani, ndërsa është ekstraduar të shtunën.

38-vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa për rastin e vrasjes së H.B., në kërkim mbetet i dyshuari tjetër me inicialet H.Q.

”Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të Prokurisë Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet për rastin e vrasjës së rëndë, ku nga të shtënat me armë zjarri në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë personi H.B ( M/K) i moshës 31 vjeçar , ndërsa palgë të rënda trupore kishte pësuar personi tjetër K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Sektori Rajonal i Hetimeve pas punëve intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kishte identifikuar dhe ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar: H. Q ( M/K) i moshës 38 vjeçar dhe L. T ( M/K) i moshës 22 vjeçar . Në lidhje me këtë policia rajonale e Ferizajt në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarë rreth informacioneve për vendodhjen e dy të dyshuarëve, e në anën tjetër Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar letër- rreshtim ndërkombëtar”, thuhet më komunikatën e Policisë./21Media

Back to top button