Ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vjet burg, çoi një femër për prostitucion në Itali
Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite burgim.
Ekstradimi i 51 vjeçarit u bë nga Zyra Qendrore Interpol Tirana dhe nga Milano, drejt Shqipërisë.
Në Peqin, në qershor 2001, shtetasi Ilir Bashaliu, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kanë dërguar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, shkruan ora news.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26 tetor 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale ”Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduesekryer në bashkëpunim”.
Ky shtetas është arrestuar në Itali, më datë 22 korrik 2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali./21Media