Ekzekutimet dhe amputimet do të kthehen në Afganistan

Ish-shefi famëkeq i policisë fetare të talebanëve ka thënë se dënimet ekstreme si ekzekutimet dhe amputimet do të rifillojnë në Afganistan.
Mullah Nooruddin Turabi, tani përgjegjës për burgjet, tha për AP News se amputimet ishin “të nevojshme për sigurinë”.
Ai tha se këto ndëshkime mund të mos jepen në publik, siç ishin nën sundimin e mëparshëm talebanë në vitet 1990, transmeton rtv21.tv.
“Askush nuk do të na tregojë se cilat duhet të jenë ligjet tona”, u shpreh ai.
Që nga marrja e pushtetit në Afganistan më 15 gusht, talebanët kanë premtuar një formë më të butë të sundimit sesa në mandatin e tyre të mëparshëm.
Por tashmë ka pasur disa raporte për abuzime të të drejtave të njeriut të kryera në të gjithë vendin./21Media

Back to top button