Ekzekutohen pagat për të gjithë minatorët
Sot në mesditë janë ekzekutuar pagat për të gjithë minatorët e minierës së Trepçës.
Lajmin e ka konfirmuar kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Trepça Sh.A. Enis Abdurrahmani.
“Pagat e të gjithë punëtorëve janë ekzekutuar”, ka thënë ai për kp.
Ndryshe, deri në momentin e ekzekutimit të pagave, minatorët ishin në grevë.