Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat shtesë e njëhershme në vlerë 100 euro për fëmijët, pensionistët, kategoritë e luftës dhe aftësive të kufizuara.

Murati ka thënë se varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara.

“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim. Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara”, ka shkruar Murati përmes një njoftimi në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button