“El Clasico” i takon Real Madridit

Real Madridi e ka fituar El Clasicon e parë të sezonit duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 3-1.
“Los Blancos” ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshje duke e dominuar skuadrën e Xavi Hernandez dhe në fundi iu gëzua tre pikëve të reja para tifozëve të tyre.
Karim Benzema hapi ndeshjen që në minutën e 12’ duke realizuar për 1-0, ndërsa Fede Valverde e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 36’, duke shkuar në pushim me qetësi absolute.
Dominimi i Realit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por Barça ia doli që ta ngushtonte epërsinë në 2-1 me minutën e 83’ përmes Ferran Torrez, por shpresat e katalanasve për të nxjerrë së paku një pikë i shuajti Rodrygo që shënoi për 3-1 nga penalltia në minutën e 90’.
Reali tani është lider i La Ligas me 25 pikë, tre më shumë se Barcelona që mbetet e dyta.

Back to top button