Eleni Foureira hap koncertin e Malumas në Greqi

Eleni Foureira zgjoi turmën në koncertin e superyllit ndërkombëtar, Maluma në Athinë.
Foureira u përzgjodh ta hap koncertin e artistit në Greqi.
Interpretuesja hapi koncertin të premten mbrëma, duke ngjallur të pranishmit në mënyrën e saj unike.
Ndonëse kishte shumë të ftohtë, Foureira ishte një zjarr përmes krijimit transparent dhe plot kristale të Silia Kritharioti, me të cilën ajo zgjodhi të ngjitej në skenë.
Këngëtarja këndoi disa nga hitet e saj si “Aeraki”, “Try Me”, “El Ritmo Psicodélico”, “Fuego”, “Sto Theo Me Paei”, “Caramela” dhe “Ti Koitas” etj./21Media

Back to top button