Elisa Spiropali zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Elisa Spiropali është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Spiropali është zgjedhur me 75 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim.
Spiropali ka pasuar Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje nga ky post për arsye shëndetësore.
Spiropali ka mbajtur postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që nga sot do të drejtohet nga Taulant Balla.