Elon Musk thotë se X do të ketë dy nivele të reja premium

Elon Musk ka thënë se platforma e tij e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, do të nisë dy nivele të reja të abonimeve premium.

“Njëra është me kosto më të ulët me të gjitha veçoritë, por pa ulje të reklamave, dhe tjetra është më e shtrenjtë , por nuk ka reklama,” tha miliarderi në një postim në X.

Ajo vjen pasi firma filloi t’i tarifonte përdoruesit e rinj 1 dollarë në Zelandën e Re dhe Filipine për aksesin në platformë.

Musk nuk dha më shumë detaje mbi planet.

Përdoruesit e rinj që zgjedhin të mos abonohen do të jenë në gjendje të kryejnë vetëm veprime “vetëm për lexim”, të tilla si leximi i postimeve, shikimi i videove dhe ndjekja e llogarive, tha kompania në faqen e saj të internetit.

Nuk është e qartë nëse do të ketë ndonjë opsion falas./21Media

Back to top button