Elshani i PDK-së: KQZ-ja u shndërrua në vegël të pushtetit

KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur të premten ka vendosur që votimi për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të mbahet më 21 prill. Kjo ngjalli reagime te partia më e madhe opozitare, PDK. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani, duke thënë se këtë vendim KQZ-ja “nga një institucion i pavarur kushtetues, sot u shndërrua në një agjenci të Presidencës, MAPL dhe vegël e pushtetit”

Ai ka thënë se data e zgjedhjeve do të duhej të  caktohej nga presidentja e vendit e assesi nga KQZ-ja.

“Vendimi i sotëm është në Kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mandatin Kushtetues të KQZ-së”, ka shkruar Elshani në Facebook.

PDK-ja ka abstenuar në votimin për vendosjen e datës së votimit./21Media

Back to top button