Kaloni te përmbajtja kryesore

Elshani: Nuk kishim qëllim me vra asnjë, por ta lironim vendin prej grupeve të organizuara kriminale

(Lajm i përditësuar)


Elshani: Nuk kishim qëllim me vra asnjë, por ta lironim vendin prej grupeve të organizuara kriminale

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshan, është deklaruar për media lidhur me zhvillimet në Banjskë të Zveçanit. Ai tha se hetimet nuk do të përfundojnë edhe për një kohë të gjatë, por njoftoi se mirëpo shtoi se bastisjet nëpër zonën e banimit kanë përfunduar.

“Hetimet nuk kanë me përfundu edhe një kohë të gjatë sepse edhe për neve është interesant me e ditë se pse u zgjedh ky vend në këtë formë dhe çka ka qenë qëllimi i këtyre njerëzve të armatosur. Banjska është një fshat i qetë, i mirë, njerëzit janë të qetë. Bastisjet, kontrolli, në zonën e banimit ka përfunduar, kemi bërë një kontroll goxha të mirë edhe rreth malit”, tha ai.

Ai tha se kanë komunikim shumë të mirë me KFOR-in. “Kemi marrë mësim shumë nga kjo.”

Elshani po ashtu deklaroi se qëllimi i Policisë ka qenë që ta lirojnë Banjskën nga grupet e organizuara kriminale dhe jo t’i vrasin 30 njerëz.

“Nuk kemi pasur qëllim me i vra 30 vetë në asnjë moment, nuk kemi pasë qëllim me vra asnjë. Qëllimi jonë është me marrë territorin tonë, me e liru këtë vend prej grupeve të organizuara kriminale. Nëse ka pasë viktima e të lënduar, kanë qenë pjesë të procesit. Nuk ka pasur dëme kolaterale”, tha ai.

Sipas tij  “banorët kanë qenë shumë të mirë” dhe se kanë pasur bashkëpunim të mirë me ta.

“Armatim ka pasur gjithkah, jo në shtëpitë private, por jashtë. Nuk po dua të lëshohem në deklarata. Kemi hyrë nëpër shtëpi për të parë nëse ka pasur gjuajtje, më së shumti gjuajtje ka pasur rreth shtëpive. Ka pasur gjithkah.”


Situatë e qetë në Banjskë (VIDEO)

Tri ditë pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit kur persona të armatosur serb sulmuan Policinë e Kosovës, situata është e qetë.

RTV21 ka siguruar pamje nga atje.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga serbët e armatosur, ku i vrarë mbeti rreshtri i PK-së, Afrim Bunjaku.

Ndërsa nga policia e Kosovës u vranë tre terrorist, derisa u arrestuan tetë.

Ndaj tre të dyshuarve për sulm u shqiptua masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës të martën publikoi pamje ku shihet se pjesë e këtij sulmi ishte nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, derisa sot Sveçla njoftoi se i vrarë ka mbetur Bojan Mijailoviq, turproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button