Elvana Gjata bën thirrje që të votohet Shkodra Elektronike: Shkëlqeni

Artistët shqiptarë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Shkodrën Elektornike e cila sot do të ngjitet në skenën e Eurovizionit për ta përfaqësuar Shqipërinë në këtë Festival
Elvana Gjata përmes një Instastory ka bërë thirrje që të votohet “Zjerm” e Shkodrës Elektronike, shkruan portali rtv21.tv
Kujtojmë se Elvana dhe Shkodra Elektronike ishin në garë për ta fituar Festivalin e Këngës, e në ku triumfuese doli kjo e fundit.

Por jo vetëm Elvana edhe artistë tjerë në rrjetet e tyre sociale po bëjnë thirrje që të mbështetet dhe të votohet Shkodra Elektronike .
Elhaida Dani, një nga këngëtaret e njohura shqiptare njëherësh dhe Drejtoreshë Artistike e Festivalit të Këngës ka ndarë emocionin e saj me ndjekësit, duke shkruar: “Sonte jemi të gjithë me Shkodra Elektronike në gjysmëfinalen e Eurovision-it! Votoni numrin 12 dhe tregoni fuqinë e muzikës shqiptare. Zëri i tyre përfaqëson kulturën tonë, krijimtarinë tonë dhe krenarinë tonë. Jam thellësisht mirënjohëse që ju zbulova gjatë Festivalit që pata nderin të drejtoja me ekipin tim, një dhuratë e vërtetë për vendin tonë. Shqipëri, Europë ta bëjmë këtë moment tonin!”
Në anën tjetër edhe Aurela Aurela Gaçe ka shprehur mbështetje të hapur për këngën dhe grupin: “Ju ftoj të mbështesim Shkodra Elektronike dhe ‘ZJERM’, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion. Këtu keni mënyrën se si mund të votohet nga shtetet ku ndodheni. Më lejoni t’ju them se personalisht më pëlqen shumë kënga që flet shqip me elementë modernë, paraqitja unike e artistëve tanë më jep atë energjinë e njerëzve që shijojnë e duan atë që bëjnë.”, ka shkruar Aurela Gace./21Media