Kaloni te përmbajtja kryesore

Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Një moment tensioni u shënua në emisionin Click në RTV21, ku analisti politik Emanuel Demaj vendosi të largohej nga studioja gjatë debatit me analistin Arton Muhaxheri.

Debati u zhvilluar mbi punen e Qeverisë Kurti, pasi Demaj tha se nuk e kishte thënë asnjëherë se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka bërë gabime.

“Unë kam qenë në një tubim në Viti. Ka pasur autobusë prej qyteteve të ndryshme. Nuk jam unë ai që them që Albin Kurti nuk ka bërë të këqija”, deklaroi Demaj.

Pas kësaj, Arton Muhaxheri e akuzoi Demajn se po mbronte vazhdimisht kryeministrin Kurti.

“Kur mbet pa argumente thu ‘unë s’e mbroj’, ama në fakt nonstop e mbron. Ti fund e krye je me Albinin, zemrën e ki me të”, iu drejtua Muhaxheri.

Pas kësaj deklarate, Demaj reagoi duke njoftuar se do të largohej nga studio.

“Nëse ki me fol, fol. Unë po çona e eci”, tha Demaj, para se të lëshonte studion në transmetim të drejtpërdrejtë.


Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button