Emërohet bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar bordin e ri të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.Qeveria ka emëruar: Dafina Gexha Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismajli nga Ministria e Financave dhe Transfereve, Klit Shala nga Ministria e Financave dhe Transfereve, Kastriot Meqa nga përfaqësuesit e odës së Profesionistëve Shëndetësorë, Agreta Gecaj- Gashi në Shërbimin e Spitalor Klinik. Universitar të Kosovës, Fahri Shabani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi kjo po bëhet me qëllim të funksionalizmit të organizimit të shëndetësisë kosovare.
Ky emërim erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të bordit të vjetër para dy javësh me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Back to top button