Emërohet bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut, Postës dhe Infrakosit

 

Qeveria e Kosovës ka emëruar edhe bordet e përkohshme të drejtorëve të KEK-ut, Postës dhe Infrakosit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar përbërjen e bordit të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes “Korporata Energjetike e Kosovës” KEK. Ajo tha se nuk ka pjesëtar të minoriteteve, derisa shtoi se nuk pret që në bord të jenë këta persona për kohë të gjatë.

“Rrezarta Pllana kryesues, Bejzart Halilaj anëtar Merita Kasapolli, Arbror Pula anëtar”, tregoi ministrja.

Ndërsa, të Bordit të Përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Posta e Kosovës.

“Safije Beseli kryesuese, Sebahate Krasniqi, Genc Rama anëtar, Naim Haliti anëtar”, ka shtuar ajo.

Ministrja e Ekonomisë ka bërë të ditur emrat e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes publike qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”.

“Enis Berisha kryesues, Ardita Salihu, Fitnese Ismaili anëtar, Afrim Mehmetaj anëtar”, bëri të ditur ajo.

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar edhe bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Trepça”./21Media

Back to top button