Ky do të jetë zëvendësi i Besim Beqajt

Bujar Cakolli është emëruar zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë Bujar Cakolli është emëruar  si zëvendësministër I Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Këtë e ka bërë të ditur vet cakolli përmes një postimi në rrjetet sociale .

“Sot, mora një njoftim të rëndësishëm për mua, familjen time, përkrahësit dhe Degën e PDK-së në Prishtinë, për emërimin tim si zëvendës ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Falënderoj besimin e dhënë nga kryetari Kadri Veseli dhe strukturat e partisë për përgjegjësinë e re, mjaftë sfiduese.Na prift e mbara!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është Besim Beqaj./21Media

Back to top button