Emisarët arrijnë në Beograd, fillojnë takimin me Vuçiqin

Pesëshja e emisarëve perëndimorë ka arritur në Beograd. Ata rreth orës 14:30 kanë arritur në presidencën serbe dhe kanë filluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pesëshja e udhëhequr nga Lajçak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun.
Lajçak ka thënë se të njëjtin plan do t’ia dorëzojnë edhe presidentit të Serbisë prej të cilit presin gjithashtu komente.