Emisari Peach në Serbi takon komandantin e ushtrisë serbe

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka qëndruar për vizitë në Serbi kuështë takuar me Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Mojsilovic ka thënë se “Serbia respekton në vazhdimësi Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe në pajtim me Rezolutën 1244 njeh KFOR-in si garantuesin e vetëm të sigurisë të popullatës serbe në Kosovë”

Po ashtu , Peach gjatë vizitës në Beograd ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, kryeministren serbe, Ana Brnabiq dhe ministrin e punëve të jashtme Ivica Daciq.

Back to top button