Emma Tiglao nga Filipinet shpallet ‘Miss Grand International 2025’

Pas një nate të paharrueshme në Bangkok, Emma Tiglao nga Filipinet u shpall Miss Grand International 2025, duke triumfuar ndaj 76 kandidateve nga mbarë bota.
Më 18 tetor, ajo mori kurorën nga CJ Opiaza dhe nisi zyrtarisht rolin e saj si ambasadore e fushatës “Ndalo Luftën dhe Dhunën”, shkruan portali rtv21.tv
Me prezencë të fortë në skenë dhe një përgjigje mbresëlënëse në finalen e pyetjeve, Emma fitoi zemrat e jurisë.
Ajo pritet ta kalojë vitin në Tajlandë, duke udhëtuar globalisht për të promovuar misionin e organizatës.
Ky është suksesi i dytë historik për Filipinet në këtë konkurs. /21Media