“Emmy Awards 2022” në shtator
Ceremonia e 74-të vjetore e shpërblimeve “Emmy Awards” nuk do të mbahet në datën që ishte planifikuar. Ajo do të organizohet me 12 shtator 2022, ndërkaq do të transmetohet live në NBC.
Nominimet për këto çmime do të bëhen të ditura me 12 korrik 2022, ka njoftuar Akademia e Artit Televiziv e Shkencës.
Detalet tjera do të bëhen të ditura më vonë.
Emmy-t do të ndahen me këtë datë për arsye se NBC të dielën, apo një ditë më herët do të transmetojë lojërat e ligës nacionale në futboll, “NBC Sunday Night Football.”
Ceremonia e vitit të kaluar “Emmy Awards 20221” është mbajtur me numër të kufizuar të audiencës për shkak të pandemisë së COVID-19. Ajo është organizuar live në Event Deck në Los Angelos.
Sa i përket ngjarjes së sivjetme, përgjegjës të Emmy Awards nuk kanë bërë të ditur vendin se ku mund të mbahet ajo.
Emmy Awards i dedikohen artistëve në industrinë e televizionit. Kjo ceremoni konsiderohet njëra prej katër ngjarjeve të rëndësishme të showbiznesit në ShBA.
Ceremonia e parë Emmy ishte organizuar me 25 janar 1949, në Hollywood, por atëherë ishin nderuar vetëm shout që ishin prodhuar e transmetuar në rajonin e Los Angelosit.
Më pas, gjatë viteve, kjo ngjarje ka pësuar ndryshime. Emmy-t tani ndahen edhe në nivel ndërkombëtar./21Media