Emrat e 120 deputetëve të Kosovës vendosen në “shëtitjen e turpit”

Para Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një aksion simbolik “Walk of Shame me emrat e 120 deputetëve në shenjë pakënaqësie për mos formimin e institucioneve.

Aksioni po ashtu përmban edhe thirrjen që 120 deputetët aktual të mos votohen më.

Aksioni është ndërmarrë nga Fatmir Bytyqi.

I njëjti i tha RTV21që këta emra nuk duhet më të votohen.

“Unë mendoj se ne si qytetar kemi obligimin që t’i edukojmë politikanët që të mos i përsërisin më këto gabime dhe unë besoj se jo përmes dhunës, por përmes votës ne mund t’i edukojmë politikanët që këto gabime të mos përsëriten. Këta 120 deputetë duhet të ndëshkohen dhe gjeneratat e tjera ta kuptojnë se nuk bën të luhet me institucionet e shtetit.”, tha ai./21Media

Back to top button