Enca me një surprizë për fansat e saj që ndodhen në Dubai

Këngëtarja Enca Haxhia ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj që ndodhen në Dubai.
Në udhëtimin e saj të radhës në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, këngëtarja do të organizoj një takim me fansat.
“Herën tjetër kur të shkoj në Dubai do të organizoj një takim me fansat. Kush do të vijë?”, ka shkruar Enca në një postim në InstaStory.

Kujtojmë se “Suavele” mbetet projekti i fundit muzikor nga Enca. Kënga është publikuar më 29 korrik të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button