Enca së shpejti me projekt të ri muzikor

Këngëtarja Enca, së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor dhe këtë e bëri të ditur vet ajo përmes Instagramit.
“Më të dashurit e mi, muzika e re vjen së shpejti. Më keni munguar”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Kujtojmë se, projekti i fundit i publikuar nga Enca është “SUAVELE”, projekti i cili mblodhi afro 2 milionë shikime në Youtube.

Gjithashtu, edhe projekti “Rakia” ishte i shumëpërfolur pas pjesëmarrjes së Beart Rexhepit në videoklip, ku Enca dhe ai shfaqen në skena mjaft provokative./21Media
 

Back to top button