Ende e paqartë nëse janë përdorur armët kimike në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk mund të thotë me siguri nëse armët kimike janë përdorur në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
“Ne i marrim me shumë vëmendje raportimet e djeshme për përdorimin e municioneve me lëndë helmuese në Mariupol kundër mbrojtësve të qytetit. Nuk është ende e mundur të nxirren përfundime 100% se çfarë lloj lënde ishte. Është e qartë se është e pamundur të kryhet një hetim i plotë dhe analiza e plotë në qytetin e bllokuar”, ka thëmë ai.
Zelensky paralajmëroi liderët e tjerë që t’i kushtojnë vëmendje mundësisë së përdorimit të armëve kimike.
“Megjithatë, duke pasur parasysh kërcënimet e përsëritura të propaganduesve rusë për të përdorur armë kimike kundër mbrojtësve të Mariupolit dhe përdorimin e përsëritur të tij nga ushtria ruse, si municionet me fosfor në Ukrainë, bota duhet të përgjigjet tani. Reagoni në mënyrë parandaluese. Sepse pas përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, çdo përgjigje nuk do të ndryshojë asgjë. Dhe do të duket vetëm si një poshtërim për botën demokratike”, shtoi presidenti ukrainas.
Raportet se armët kimike janë përdorur në Mariupol nuk janë konfirmuar ende nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
Ndërsa, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmonin përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, por vuri në dukje se ata “kishin informacion të besueshëm se forcat ruse mund të përdorin një sërë agjentësh për kontrollin e trazirave”./21Media

Back to top button