Ende nuk dihet kur do të hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

 

Nuk dihet ende se kur do të hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë njoftuar se ende nuk është marrë një vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim të studentëve.

Kjo erdhi shkak i situatës së krijuar nga COVID-19.

Megjithëkëtë, nga QS kanë thënë se për hapjen e konkursit për pranimin e studentëve do të merret vendim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe MASHT.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte. Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend. Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni”, thuhet në njoftim.

Back to top button