Ende s’kanë ardhur rezultatet për rastin që dyshohet me lijën e majmunëve

Mostrat e personit që dyshohet se është infektuar me lijën e majmunëve, para një jave janë dërguar në laboratorin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara në Holandë, por ende nuk ka rezultate nga atje. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva
“Ende nuk kanë ardhur rezultatet nga Holanda”, ka thënë ajo.
Pireva për portalin rtv21.tv ka thënë se ende nuk dihet se kur pritet të vijnë këto rezultate.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me Kliniken Infektive në QKUK për të kuptuar gjendjen shëndetësore e pacientit. Drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj ka thënë se gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile.
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 3 qershor nga Klinika Infektive, QKUK pranoi një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e Majmunëve (Monkeypox)./21Media

Back to top button